Ngjarje e dhimbshme për familjen Alidemi, ky është 33-vjeçari që u gjet i varur në katin e tretë të ndërtesës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Pozharan të Vitisë, ku një burrë ka vendosur t’i japë fund jetës së tij, në kulmin e një ndërtese. Ky rast ka tronditur familjen Alidemi, e sidomos të afërmin e të ndjerit, i cili u tmerrua kur e gjeti burrin të varur në litar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ardian Alidemin, 33-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, u konstatua se viktima ishte pa shenja jete.
Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa në vendin e ngjarjes janë bërë ekzaminimet e nevojshme nga ekipet përkatëse.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë’, ndërsa akoma nuk dihen motivet që e shtynë viktimën t’i jap fund jetës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Raportohet se nga një familjar është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.”