Lajme

9 muaj pas vdekjes tragjike të 19-vjeçares në Mitrovicë, vdes edhe babai i saj

Rreth 9 muaj pasi i vdiq vajza 19-vjeçare, Betina Ymeri, nga fshati Vinarc i komunës së Mitrovicës, mbrëmë është ndarë nga jeta edhe babai i saj, Rrahmani, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e të ndjerit e dhanë familjarët.

Familjarët njoftuan se i ndjeri do varroset sot në varrezat e fshatit Vinarc i Epërm.

Rrahman Ymeri ishte babai i Betina Ymerit e cila i dha fund jetës së saj më 8 shtator të vitit të kaluar, si pasojë e gjendjes së rëndë emocionale për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj.