Lajme

71-vjeçarja nga Skenderaj dhunohet nga i panjohuri (VIDEO)

Për dy ditë dhunimin që dyshohet se i ndodhi 71 vjeçarja nga Skenderaj nuk e lajmëroi kurrkund.

Por, këto dyshime nuk i mbajtën fshehtë të afërmit e të moshuarës që, të dielën e kaluar, e lajmëruan policinë.

Këta menjëherë filluan ta hetojnë rastin, por nuk arritën të gjejnë të dyshuarin.

Sipas Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, të cilët po merren me rastin, personi që dyshohet se dhunoi të moshuarën nuk është identifikuar ende.

Sipas burimeve të Klan Kosovës kjo po ndodh për shkak që viktima nuk ka arritur të japë asnjë tipar identifikues të të dyshuarit.

“Viktima është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari për këtë rast tani për tani është i panjohur, dyshohet se është i moshës së re. Jemi në trajtim të rastit dhe për shkak të hetimeve nuk mund të japim më shumë detaje”, deklaruan nga prokuroria.