Zjarri në një kompani parketi, dëmi dyshohet se kap vlerën e rreth 500 mijë eurove
Një zjarr i madh ka shpërthyer gjatë ditës së djeshme në një kompani që merret me prodhimin e parketit, në Komoran të Drenasit. Në rrethana akoma të panjohura, flakët kanë përfshirë depon e kompanisë, duke shkaktuar dëme të mëdha. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se incidenti ka ndodhur në objektin e “Iliria Parket”, ku u dogjën lëndët e drurit dhe për pasojë u shkaktuan dëme që kapin vlerën e hiç më pak se 500 mijë eurove, ndërsa persona të lënduar nuk ka.
Rasti është denoncuar nga pronari i kompanisë, i cili ka dhënë deklaratën e tij për atë që ka ndodhur.
Në vendin e ngjarjes janë kryer kryer ekzaminimet e nevojshme dhe gjatë procesit të hetimit, pritet të zbulohet shkaktari i zjarrit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm