Lajme

Zjarri në Elkos, spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e të lënduarve

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dalë me një njoftim zyrtar rreth gjendjes shëndetësore të personave të lënduar nga zjarri që kaploi objektin e qendrës tregtare “Elkos”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në spital janë duke u trajtuar tetë persona të cilët janë “kryesisht janë të helmuar nga tymi”.

Po ashtu, theksohet se pacientët janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Njoftim lidhur me pacientët e pranuar nga djegja e objektit në Pejë!

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.

Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi.