Lajme

Zjarri kaplon shtëpinë e gazetarit kosovar – “Dikush ia vuni flaken me m’frikesu”

Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi ka njoftuar se dikush ia ka vënë flakën shtëpisë së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Selimi ka thënë se dikush ka dashur ta frikësuar por nuk ia kishte arritur qëllimit.

“Dikush ia vuni flaken; me m’frikesu. S’ia arrijne qellimit!” – ka shkuar ai në Facebook.