Lajme

Zjarr i madh në afërsi të një pompe derivatesh në Suharekë, digjen disa vetura në një autoservis

Një zjarr i madh ka përfshirë një autoservis në Duhël të Suharekës, ku si pasojë janë djegur disa vetura

Togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i tha Sinjalit se dëmi material është i madh, teksa në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët po tentojnë ta shuajnë zjarrin i cili ndodhet krejt pranë një pompe derivatesh.

“Nga një qytetar , rreth orës 14:45 është njoftuar se nje zjarri I madhe është ndezë në Duhel të Suharekës, në këtë rast zjarri ka përfshi një autoservis ku janë djegur disa vetura dhe demi material është I madh. Policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje. Zjarrfikësit po mundohen ta shuajn zjarrin dhe ta largojn nga një pikë karburanri që gjendet shumë afër zjarrit. Në atë lokacion kanë shkuar në asisitim edhe zjarrfikës nga Mamusha dhe Prizreni”, tha Bytyqi.

Sipas tij, nuk ka persona të lënduar, por dy qytetarë dhe një zjarrfikës kanë marrë ndihmë mjekësore shkaku i tymit të madh.