Lajme

Zhvillimet në Veri, Kurti i thërret në takim liderët e opozitës!

Kryeministri Albin Kurti pas zhillimeve në pjesën veriore të Kosovës, sonte u ka bërë ftesë krerëve të tri partive opozitare parlamentare, PDK, LDK, AAK për takim nesër paradite.

Burime nga Zyra e Kryeministrit bëjnë të ditur se Albin Kurti u ka dërguar ftesë liderit të PDK-së Memli Krasniqi, atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së Ramush Haradinaj për takim të martën.

Po ashtu, burime brenda PDK-së kanë konfirmuar se kreu i PDK-së Memli Krasnjqi ka konfirmuar takimin me kryeministrin Kurti.

Pjseëmarrjen e Haradinajt e ka konfirmuar Drejtori për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK, Lulëzim Blaka.

“Në adresë të kryetarit Haradinaj ka ardhur një ftesë për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes. Tema e diskutimit është diskutimi për zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit. Kryetari Haradinaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim”, ka thënë Blaka.