Zhvillimet e fundit në Veri – Ambasadorët e QUNT-it i shkojnë Kurtit në zyre
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe ambasadorë të tjerë të akredituar në Kosovë janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Ky takim në Qeveri vjen pas situatës së krijuar dje, me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territori të Kosovës.
Takimi, siç raportohet në media, ka nisur para disa minutash.