“Zhugana, çka po pritni”: Ky është serbi i arrestuar nga Policia në veri, publikoi foto me armë në dorë
Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar një serb në Leposaviq, pasi i njëjti ka publikuar një fotografi me armë në dorë, duke e shoqëruar me një mbishkrim në gjuhën serbe. I dyshuari është kapur në Bistricë, ndërsa tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se personi i arrestuar lidhur me këtë rast është Marijan Miletic, 34-vjeçar.
Ai po dyshohet se ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, ku shihet me një armë në dore, me ka shkruar “Zhugani šta čekaš?” (Zhugana çka po prisni).
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, i dyshuari është arrestuar, ndërsa Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe Policia, ku është konfirmuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari serb kosovar për shkak se në rrjete sociale kishte postuar foto me armë në dorë. Është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”