Zhduket një 4 vjeçar në Obiliq, njësitet e Kërkim-Shpëtimit e gjejnë të vdekur
Një fëmijë i moshës 4 vjeçare është zhdukur në Raskov të Obiliqit.
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se më të marrë njoftimin, është mobilizuar në kohë rekord dhe ka dalur në kërkim.
Fatkeqësisht, fëmiu është gjetur pa shenja jete.
Në kërkim mori pjesë edhe Policia e Kosovës dhe banorët e fshatit Raskov.
“Pas një alarmi të marrë për zhdukjen e një fëmiju 4 vjeqar në Raskov të komunes së Obiliqit, pjestarët e shoqatës u aktivizuan në kohë rekorde.
Pas kërkimeve intenzive së bashku me Policinë e Kosovës dhe bashkfshatarët u bë e mundur gjetja e fëmijut 4 vjeqar por fatkeqësisht pa shenja të jetës.
Ngushëllime familjes dhe fshatit Raskov për këtë humbje të madhe” thuhet në njoftim.