Lajme

Zhduket 29-vjeçari serb, ekipet e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së në terren për gjetjen e tij

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka angazhuar Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet në komunën e Shtërpcës, për ta gjetur një 29-vjeçar, i nacionalitet serb, që u raportua i zhdukur.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se 29-vjeçari vjen nga nga fshati Biti e Epërme.

FSK po ashtu ka bërë të ditur se është angazhuar në këtë proces me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.