Kryesore

Zbulohet identiteti i 52-vjeçarit në Istog që dyshohet se humbi jetën shkaku i mbidozës

Fakton.info pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Banjë të Istogut, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Sinjali mëson se viktima është Faik Hasaj, 52-vjeçar.

Vdekjen e Hasajt e ka konstatuar mjeku i ekipit mjekësor të Emergjencës, teksa Policia ka nisur hetimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sipas burimeve, njësitë policore kanë kontaktuar me familjarët e të ndjerit, të cilët kanë pohuar se 52-vjeçari ishte përdorues i narkotikëve dhe dyshojnë se vdekja mund t’i ketë ardhur si pasojë e konsumimit të tepërt të drogës.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.