Lajme

Zbulohen detaje nga vrasja e Faton Hajrizit: Kështu u lokalizua nga policia

Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit është likuiduar.

Likuidimi i Faton Hajrizit ndodhi në rrugën Drinska 21 në Loznicë për shkak se i ka bërë rezistencë policisë.

Pak më herët, kur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë publikoi fotografinë e një të dyshuari për krime, njëri nga vendasit raportoi se kishte parë një person me atë përshkrim pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës. Pjesëtarët e MPB-së në numër të madh bllokuan të gjithë zonën dhe rrugën Drinska. Ai u lokalizua dhe u vra.

Ministri Daçiq ka dalë në vendin e ngjarjes.