Lajme

Zana Avdiu kërcënohet publikisht me heqje koke

Analistja Zana Avdiu është kërcënuar publikisht me heqje koke nga një qytetar prej Buajnoci, Rexhep Xhemaili.

Xhemaili përmes një video ka thënë shprehimisht:

“Me e pasë afër, me krye ja prej, me krejt…” thotë ndër të tjerash dhe vazhdon: “…herdokurrë kam me e taku ato…”

Në fund, ai e përsërit:

“… une si ta takoj ato, kom me e hjeke. Edhe le t’me denoncoj ne polici, shtet, kudo. Une jam Rexhep Xhemaili nga Bujanovci” .

Videon në fjalë e ka shpërndarë avokati Arianit Koci në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Zana Avdiu ka marrë me mijëra mesazhe kërcënuese pas deklaratës së saj të dielën për futbollistin dhe kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.

Ajo e quajti gjest rrugaçërie, gjestin e bërë nga futbollist Granit Xhaka në ndeshjen Zvicër-Serbi.