Vushtrri: Burri ia ngulë thikën gruas e më pas edhe vetës
Një grua është sulmuar me thikë nga burri i saj.
I dyshuari më pas e ka ther edhe vetën.
Ai është arrestuar nga policia.
Rasti ka ndodhur në Sllatinë të Vushtrrisë të shtunën.
Viktima dhe i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marr në emergjencën e Vushtrrisë pastaj janë dërguar edhe në QKUK.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjete dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdor në rast.
I dyshuari me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje.