“Vuan nga çrregullime të personalitetit”/ Karamuço: Ja kush është në të vërtetë Naim Murseli
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte i ftuar pasditen e sotme në “Top Talk”, ku foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kosovë.
Duke analizuar vrasjen e Liridona Ademajt, Karamuço bëri një profil të Naim Murselit, për të cilin tha se vuan nga çregullimi i personalitetit narcistik. “Për mendimin tim, ka një çrregullim të personalitetit narcistik.
Ka një tendencë të madhe për t’u bërë protagonist, e për të marrë lavdi, e për t’u adhuruar. E vuajnë shumë abandonimin, braktisjen, e nga kjo ata bëhen shumë agresivë.
Familjen e lënë mënjanë. Por të flasësh për motive të tjera, siç janë siguracioni i jetës, a një person i tretë siç përflitet, a një veprimtari e paligjshme që e kishte marrë vesh e ndjera, etj etj, duhet të hetohen nga Prokuroria këto, siç po e bën.
Por, si personalitet, duhet të ketë një shkak shumë të fortë, që unë të shpreh të gjitha ato çrregullime që kam, që nuk marr parasysh nënën e fmëijëve, traumat e fmëijëve që do t’i kenë gjatë gjithë jetës. E po ashtu, kanunin që ne e kemi. Këta njerëz mund të tentojnë të vrasin edhe veten, mund të sulmojë dhe të burgosurit e tjerë.