Vritet një person në Kijevë të Malishevës
Një person, i moshës rreth 50-vjeçare, është vrarë mëngjesin e sotëm në fshatin Kijevë të Malishevës.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00.
Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj ka thënë për Paparacin se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete)”, ka njoftuar Elezaj.
“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore”, ka thënë ai.
Prokuroria e Shtetit ka nisur hetime për rastin në drejtim të veprës penale të vrasjes.