Lajme

Vritet në Francë ish-ushtari i UÇK-së, u qëllua disa herë derisa ishte në gjumë

Familja Sadiku nga fshati Rashan ka marrë lajmin e hidhur për vrasjen e familjarit të tyre.

Veli Sadiku është vrarë mbrëmë nga bandat kriminale në Dijon të Francës, shkruan Jep zë.

Familjarët kanë treguar për Jepi zë, se Veli Sadiku që ishte ushtar i Ramush Haradinajt në Koshare dhe Pashtrik, u qëllua derisa ishte duke fjetur.

Sipas tyre ai u qëllua në shtëpinë e tij në një shkëmbim zjarri në mes të dy bandave kriminale në Francë.

Postimi i plotë:

Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi ynë!

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe farefisin tonë se në moshën 55-vjeçare, ka ndërruar jetë Agji ynë, Veli ( Sadik ) Sadiku, duke na lënë të pikëlluar dhe me zemër të thyer.

Dhimbjen nuk mund ta shprehin dot fjalët, por kujtimi për ty Agji do të jetë i përjetshëm.

Lusim Allahun Fuqiplotë ta mbulojë me mëshirën e tij dhe ta gradojë në Xhennetul-Firdeus!