“Vrasje në tentativë”, djemtë e pronarit të kolegjit “Universum”, Sedat Berishës e rrahen dhe e therën me thikë 35 vjeçarin
Vëllezërit Ardit dhe Armend Berisha, kanë rrahur dhe therrur disa herë me thikë një 35 vjeçar në fshatin Talinoc i Muhaxherëve në Ferizaj.
Të njëjtit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur të mërkurën e javës së kaluar me 22 mars, pas një konflikti verbal e që më pas dy të dyshuarit kanë goditur me mjete të forta viktimën dhe më pas Arditi dyshohet se e ka goditur 35-vjeçarin me mjet të mprehtë disa herë.
Siç merr vesh “Veriu.info” të dyshuarit janë djemtë e njërit prej pronarëve të shkollës fillore dhe të mesme private ‘Universum‘, Sedat Berisha.
Burimet nga Policia konfirmojnë se rasti është duke u trajtuar si “vrasje në tentativë”