Lajme

Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë

Një person ka raportuar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe veturës së tyre në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, mbrëmë pas mesnate.

Sipas njoftimit nga Policia, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe konstatoi se vetura e viktimës ishte qëlluar me një plumb.

“Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Rasti është iniciuar si ‘vrasje e rëndë në tentativë’.