Lajme

Vrasje e Liridona Murseli, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e Liridona Murselit.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se aksioni i policisë është duke u zhvilluar në Gjakovë.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë“, tha ajo.

Kujtojmë se, Liridona Murseli dyshohet se u vra me armë zjarri nga hajnat, të cilët ua zunë priten derisa ajo së bashku me familjen e saj po udhëtonin me veturë .

Viktima është nënë e dy fëmijëve.