Lajme

Vrasja në Vushtrri/ Dy të plagosurit dërgohen në QKUK, njëri në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte Vushtrrinë, ky një person u vra dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se dy personat që morën plagë nga arma e zjarrit po trajtohen në këtë qendër

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur..

Lidhur me rastin janë arretuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë.

Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësitet përkatëse policore”, tha Zahiti.