Vrasja në Rufc, pamja nga shtëpia ku ndodhi krimi
Vendi u trondit dje nga një krim që ndodhi në Rufc të Lipjanit. Abedin Bekteshi ka vrarë gruan dhe djalin e tij dhe më pas edhe vetën.
Banorët e këtij fshati i thanë Gazetës Insajderi se në shtëpi në momentin e krimit ishin vetëm të tre viktimat. Teksa treguan se i ndjeri ka edhe dy djem të tjerë.
PAMJE nga shtëpia ku ndodhi krimi:
Kliko⤵️
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.