Vrasja në Malishevë, viktima dhe dorasi ishin kolegë pune: Ky dyshohet të jetë motivi
Janë bërë afro 4 orë nga vrasja që tronditi sot Malishevën. Isuf Zogaj dyshohet se e ka vrarë shokun e tij, Avni Basha për motive ende të panjohura.
Zogaj e ka ekzekutuar në veturë Bashën në udhëkryqin në Banjë në Banjë të Malishevës, për tu dorëzuar më pas në Polici.
Dorasi dhe viktima ishin kolegë pune në një kompani private ku punonin të dy si bagerist. Në disa foto të siguruara nga Indeksonline shihen Zogaj e Basha në vendin e punës si dy-ish
Siç raporton sot televizioni Klan Kosova, dyshohet se motivi që ka çuar deri tek vrasja, është një çështje në lidhje me punën që e kanë bërë viktima dhe dorasi.
Zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar në mëngjes për Paparacin, se informatat për vrasjen i kanë marrë rreth orës 7:15.
Elezaj ka treguar se vrasja ka ndodhur në fshatin Banjë të Malishevës.
Ai ka thënë se vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse i dyshuari është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë.