Vrasja e dyfishtë në Malishevë, Kryeprokurori: Kryesi është ende në arrati
Policia po vazhdon që ta kërkojë të dyshuarin për vrasjen e dy vëllezërve në Golluboc të Malishevës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi para gazetarëve ka thënë se janë duke ndërmarrë të gjitha masat që sa më shpejtë të kapet edhe i dyshuari, pa çka nuk ka pranuar të jap detaje se ai iku në këmbë apo me ndonjë veturë.
“Sikurse jeni njoftuar deri më tani kemi të bëjmë me një vrasje të rënd, vrasje të dyfishtë ku kemi të bëjmë me dy viktima. Kryesi i kësaj vepre penale është ende në arrati dhe policia bashkë me prokurorinë është duke ndërmarrë të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij”, tha ai para gazetarëve.
Porse a ishte i njohur për organet e rendit i dyshuari, ai tha se pas verifikimit të të gjitha informacioneve do të japin edhe informatat zyrtare.
“Nuk mudn të jap informacione sepse duhet të bëjmë verifikimin e informatave pastaj të dalim me një njoftim zyrtar”, tha ai.
Në vendin e krimit ku u vranë dy vëllezërit Morina në Golluboc të Malishevës tashmë janë edhe ekipet e forenzikës policore.

