Vozitje “e çmendur” , shoferi lëviz 101 km/h në zonën e kufizuar me 40 km/h
Një person në Prizren u zu nga Policia duke thyer rëndë rregullat dhe kufizimet në komunikacion.
Në një njoftim për media, Policia përshkruan se si i njëjti po lëvizjte me 101 km/h, në një zonë ku kufizimi është 40 km/h, shkruan lajmi.net.
Ndaj të njëjtit, është shqiptuar gjobë prej 500 euro, i janë hequr pesë pikë si dhe i është ndaluar patentë shoferi për një vit.
Komunikata e plotë e Policisë:
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri në çdo kohë, në çdo vend dhe për të gjithë qytetarët pa dallim, policia siguron ruajtjen e rendit dhe qetësisë si dhe ofron siguri, rend dhe rregull edhe ne komunikacion.
Në kuadër të sigurisë në komunikacion, Policia e Kosovës me qëllim që të krijoj siguri në komunikacion dhe më qëllim të parandalimit të aksidenteve mban pika të rregullat të kontrollit në vende dhe kohë të ndryshme.
Në kuadër të një pike të rregullt të kontrollit me 16 mars 2023, patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri, një ngasësi për tejkalim të shpejtësisë, i cili në zonën urbane ku kufizimi shpejtësisë ishte 40 km/h lëvizte me shpejtësi prej 101 km/h, i ka shqiptuar gjobë prej 500 (pesëqind) euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit prej 1 viti.