Vodhi pije e cigare në një pompë derivatesh, arrestohet i mituri në Podujevë
Grabitjet e vjedhjet në biznese të ndryshme në Kosovë po ndodhin shumë shpesh, duke shkaktuar humbje dhe pasiguri. Shpesh herë të dyshuarit arrijnë që të arratisen nga duart e drejtësisë, duke tentuar që të shpëtojnë nga dënimet.
Kështu veproi edhe një person që dyshohet se kishte kryer vjedhje në një pompë derivatesh në lagjen e Kuvajtit në Podujevë.
Sinjali mëson se i mituri është arritur që të identifikohet dhe i njëjti është arrestuar e më pas është shoqëruar në stacion policor. Gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, i dyshuari e ka pranuar se ka kryer vjedhje në pikën e derivateve në fjalë.
14-vjeçari dyshohet se me anë të forcës kishte hyrë brenda hapësirave të biznesit dhe kishte vjedhur pije e cigare që kapin vlerën e rreth 400 eurove,
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 24 orësh dhe i njëjti do të hetohet në dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.