Lajme

Vodhën naftë nga ekskavatorët, policia arreston në flagrancë katër hajna

Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, në fshatin Lupç, janë arrestuar në flagrancë katër persona të dyshuar për vjedhje.

Rasti ka ndodhë në magjistralen Prishtinë -Podujevë, ku personat e dyshuar nga eskavatorët (që po kryejnë punimet në atë zonë), kanë arrit të marrin sasi të ndryshme të derivateve.

Personat e dyshuar (tre nga ta të mitur), me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën vjedhje