Lajme

Video/ Momenti kur qytetari mezi shpëton nga vërshimet në Pejë

Reshjet e dendura të shiu kanë vështirësuar gjendjen në qytetin e Pejës, ku brenda një kohe të shkurtër rrugët janë vërshuar nga uji i cili ka mbuluar gati edhe veturat në rrugë.

Sipas të njëjtëve, disa ekipe të zjarrfikësve tashmë kanë dalë në terren për ta vëzhguar situatën.

“Njerëzve deri te dera e hymjes iu ka hy uji, nuk po kanë mundësi as me i hapë dyert”, thotë një sinjalizues.

Në një video të publikuar nga Veriu.info shihet momenti kur një qytetarë shpëton mrekullisht pasi doli nga vetura e tij.