VIDEO – “Hej, hini n’kerr” Rrahje mes mërgimtarëve dhe policisë në Merdarë, përfshihen edhe gra
Në video me përmbajtje dhune është publikuar nga mediat vendore që sipas raportimit të tyre ka ndodhur sot në pikën kufitare në Merdarë.
Sipas, ATV, disa qytetarë janë përleshur fizikisht me zyrtarët policorë. Sipas videos aty shihet të jenë përfshirë edhe disa gra, shkruan Gazeta Insajderi.
Raportohet se arsye e kësaj përleshjeje është tejkalimi i kolonës me automjete nga disa vetura.
Insajderi është në pritje të një konfirmimi nga Policia e Kosovës.