Video bëhet virale/ Policia pyet në Gërmi të riun që po fejohet: A je i sigurt? Apo po të merr me zor?
Një video tipike shqiptare që të bën të mbash barkun me dorë, po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.
Dje në parkun e Gërmisë në Prishtinë ku po fejohej një çift, është filmuar një moment kur Policia e Kosovës, e pyet të riun nëse është i sigurt që po fejohet.
I riu po kryente setin fotografik për ditën e fejesës, kur afër rrugës së parkut kaluan dy policë dhe pyetën djalin nëse është marrë me zor, apo po fejohet me dëshirë.
”A je i sigurt?”, dëgjohet duke pyetur polici kosovar.
“Edhe pak jo”, ia kthen i riu.
”Mos janë t’u t’ marrë me zor”, pyet polici në fund, para se të largohen me veturë.
Kjo ka shkaktuar të qeshura tek familjarët e çiftit, teksa në rrjetet sociale po merr komente nga më të ndryshmet.