Lajme

Vetura ndeshet me trenin në afërsi të aeroportit ‘Adem Jashari’ – VIDEO

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën e re të aeroportit, ku janë ndeshur mes vete një veturë dhe treni.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili i tha Sinjalit se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Rreth ores 21:05, Policia ka pranuar informatën lidhur me një aksident trafiku në rrugen e Re te Aeroportit mes nje automjeti dhe trenit. Janë njoftuar njesitet kompetente policore dhe të trafikut, si  dhe emergjenca. Pas raportimeve nga njesitet nga tereni dhe hetimeve lidhur me rastin e raportuar do te njoftoheni lidhur me detajet tjera”, tha Hoxha.

Ndërkohë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa kanë bërë të ditur se ka persona të lënduar.