Vetura me shqiponjë dhe dy kallashnikovë e Artan Zymberit, shqiptarit që vdiq në burgun e Serbisë
Vetura me shqiponjë dhe dy kallashnikovë e Artan Zymberit, shqiptarit që vdiq në burgun e Serbisë
IndeksOnline
E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 8:47
Vazhdon të jetë misterioze vdekja e kosovarit me pasaportë norvegjeze, Artan Zymberi në një nga burgjet e Serbisë.
Kosovari me nënshtetësi norvegjeze humbi jetën në një burg në Beograd me 26 nëntor në rrethana ende të paqarta.
Indeksonline ka siguruar një foto të veturës së Zymberit e cila është me motive kombëtare, me shqiponjë dhe dy kallashnikovë krah saj.
Trupi i Zymberit është tërhequr dje nga familjarët dhe është nisur për Norvegji ku pritet edhe të i bëhet obduksioni.
Pas rezultateve të obduksionit pritet të ketë reagim zyrtar edhe nga familja e të ndjerit./Indeksonline/