Vetura godet një fëmijë 12-vjeçar, vajza dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Xhavit Syla’ në Suharekë, ku një veturë ka goditur një fëmijë 12-vjeçar.
Sinjali mëson se e mitura ka pësuar lëndime serioze trupore dhe është dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të natyrës së lëndimeve, vajza është udhëzuar të dërgohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së kanë bërë me dije se pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se 12-vjeçarja ka pësuar frakturë në bosht kurrizor dhe e njëjta po vazhdon trajtimin.
Ndërkohë Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të pakujdesisë së shoferes që po drejtonte veturën, e cila është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje