Lajme

Vetëvrasje në Ferizaj, këto janë detajet e para

Policia e Kosovës ka raportuar se të martën, një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Pojatë të Ferizajit.

Sipas raportit 24 orësh, trupi i pa jetë i viktimës është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij, rreth orës 20:30.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse me vendim të prokurorit trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.