“Vetëm po e përkëdhelja”/ Zbardhen deklaratat e mësuesit nga Deçani që puthi nxënësen 12-vjeçare dy herë me “dhunë”
Kanë dalë në dritë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në në ambientet e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan të Kosovë, ku mësuesi puthi në buzë nxënësen e klasës së shtatë
Mësuesi i identifikuar si Valentin Selmanaj, i arrestuar ditën e djeshme nga Policia ka dhënë dëshminë e tij në Prokurori.
Sipas dosjes së prokurorisë Selmanaj në deklaratën e tij e pranon që është mësimdhënës i viktimës dhe se ka qenë në dijeni të moshës së saj.
Sikur e gjithë ngjarja skandaloze mos të dukej qartë nëpërmjet videos që pamë të gjithë, “mësuesi” shton se veprimet e tij kanë qenë vetëm duke e përkëdhelur dhe duke i vendosur dorën në kokë. Ai shton se e ka afruar nga vetja për ta puthur në faqe.
Ndërsa nxënësja 12-vjeçare, po sipas dosjes së prokurorisë ka deklaruar në stacionin policor se i dyshuari e ka puthur në buzë atë dy herë, pa pëlqimin e saj. /iconestyle.al