Kryesore

Vërshime të mëdha, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në New York

Në New York është shpallur gjendje e jashtëzakonshme të shtunën, pasi stuhitë e fuqishme të shiut kanë sjell vërshime të mëdha.

Shumë metro, rrugë dhe autostrada janë vërshuar, ndërsa së paku një terminal në Aeroportin LaGuardia u mbyll të premten, para se të rihapej më vonë.

Rreth 20 centimetra shi ranë në disa pjesë të qytetit, por stuhia u qetësua paksa kah mbrëmja e së premtes.

“Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën”, tha guvernatorja Kathy Hochul.

“Po shpall gjendje të jashtëzakonshme në New York, Ishullin Ling dhe Luginën Hudson, për shkak të shiut ekstrem që jemi duke e parë nëpër rajon”, shkroi ajo në X, rrjetin social të njohur si Twitter më parë.

Ajo u bëri thirrje njerëzve të ndërmarrin hapa për të qenë të sigurt dhe të mos tentojnë “kurrë të udhëtojnë nëpër rrugët e vërshuara”.

Nuk është raportuar për të vdekur apo për të lënduar rëndë./rel