Vërshime në qytetin e Pejës, uji arrin te pragu i shtëpisë (VIDEO)
Reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga dje kanë shkaktuar vërshime të shpejta në qytetin e Pejës, ashtu siç ka paralajmëruar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje në adresë të redaksisë nga rruga “Lekë Dukagjini”, ku shihet se reshjet e shiut kanë sjellë një sasi të madhe të ujit duke shkaktuar bllokimin e rrugës.
Nga pamjet shihet se oborret e disa shtëpive janë kapluar nga uji, duke depërtuar edhe deri te pragu i tyre.