Lajme

Vendoset edhe një barrikadë e re, tani në mes të Mitrovicës

Mëngjesi në Mitrovicë të Veriut ka zbardhur me një rrugë tjetër të bllokuar.

“Jepi zë” ka marrë vesh nga banorët e pjesës veriore, se rreth orës 06:00 është bllokuar edhe një rrugë.

Sipas tyre, barrikada është vendosur tani tek shkolla Teknike në Lagjen e Boshnjakëve.

“Jepi zë” ka siguruar pamje nga kjo barrikadë, e cila si të tjerat përbëhet nga kamionë.

Kujtojmë se deri tash mendohet të jenë rreth 10 barrikada të shpërndara në veri.