Kryesore

Vendi drejt zgjedhjeve, arrihet koalicioni i parë!

Aleanca per Ardhmërine e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate lidhin marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e përgjithshme të radhës (2024-2025).

Të dyja partitë dakordohen që të krijojnë Frontin (Rreshtin) e përbashkët për Shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të hapura për zgjerim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojne sfera të ndryshme interesi e që per synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshem e afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, kjo në partneritet të përhershëm me aleatët strategjik, SHBA-të dhe BE.

Të bashkuar mund ta ndalim të keqen dhe të hapim perspektiva për një jetë të sigurt, të begatshme dhe në harmoni e ku do të respektohet dinjiteti i çdo qytetari të Kosovës.