Vëllau i Liridona Ademajt, ka një mesazh të rëndësishëm
Leonard Ademaj, vëllau i Liridonës përmes një postimi në facebook ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë infomacione rreth vrasjes së saj ti ndajnë me Policinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë.
Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës.
Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.