Kryesore

“Vëllai nuk dëshi të ik, u zgjua jerëm dhe ra nga ballkoni” – Shqipe Pantina sqaron në detaje bastisjen në shtëpinë e vëllait

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina ka konfirmuar se shtëpia e vëllait të saj është bastisur dje, por tha se aty nuk është gjetur asgjë dhe se këtë e ka vërtetuar edhe gjykata.

Pantina tha se vëllai i saj ka pësuar lëndime serioze pasi i përgjumur ka ngatërruar daljen nga dhoma dhe jo duke tentuar t’i ikë arrestimit.

“Vellau eshte jasht rrezikut per jete por me lendime serioze te boshtit kurrizor. Dua te i falenderoj mjeket e Emergjences dhe te Klinikes se ortopedise spinale per kujdesin e treguar. Falenderoj edhe te gjithe miqte e mi per thirrjet dhe mesazhet e derguara dje”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Te nderuar miq,

Dje emri im dhe i familjes sime eshte lakuar ne disa medie: Eshte e vertete se shtepia e vellaut tim eshte bastisur dje, por eshte e vertete se aty NUK eshte gjetur ASGJE, kete e ka vertetuar sot edhe Gjykata. Vellau im nuk akuzohet per asgje. Eshte e vertete se ai ka pesuar lendime serioze dje, por eshre e vertete se ai NUK ka tentuar te i ike arrestimit. Gjysme i pergjumur ( ne jerem) ai ka ngaterruar daljen nga dhoma.

Vellau eshte jasht rrezikut per jete por me lendime serioze te boshtit kurrizor. Dua te i falenderoj mjeket e Emergjences dhe te Klinikes se ortopedise spinale per kujdesin e treguar. Falenderoj edhe te gjithe miqte e mi per thirrjet dhe mesazhet e derguara dje.

Mediat e kane per detyre te informojne publikun drejt dhe ne menyre profesionale, por nganjehere ne ngutje per te bere “lajme ekskluzive” shkelin cdo etike e parim gazetaresk sic ndodhi nga disa mediume edhe dje. Sidoqoft, Une do vazhdoj te angazhohem per lirine e medias edhe atehere kur sulmohem padrejtesisht.