Lajme

Vdes punëtori që u lëndua në vendin e punës muajin e shkuar në Prishtinë

Policia e Kosovës njoftoi se ka vdekur të hënën një person që ishte lënduar në vendin e punës më 13 tetor.

Sipas njoftimit policor, viktima po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se viktima kosovar i cili ishte në trajtim në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës, me datë 28.11.2022 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.

Rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.

Më 14 tetor, Policia e Kosovës kishte arrestuar pronarin e kompanisë ku po punonte punëtori.