Lajme

Vdes njëri nga vëllezërit Veliu, i plagosur mbrëmjen e së martës në Rahovec

Ka vdekur para gjysmë ore njëri nga vëllezërit Veliu, i plagosur mbrëmjen e së martës në Rahovec.

Këtë për lajmi.net e konfirmoi para pak çastesh Naser Syla.

Tash e tre ditë, N.Veliu po qëndronte në repartin Intensiv pas plagëve të marra nga arma e zjarrit, por që fatkeqësisht nuk ia doli t’u bëjë ballë.

Kujtojmë se për rastin në fjalë tashmë dy persona janë lënë në paraburgim 30-ditor.