Lajme

Vdes një punëtor i Trepçës, dyshohet se ka rënë nga një objekt

Një punëtor i kompleksit industrial “Trepça”, 58 vjeçar, është gjetur sot pa shenja jete në vendin e tij të punës.

Dyshohet se ka rënë nga një objekt.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimt.

“Sot, rreth 07:00, Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial ” Trepça” është gjetur pa shenja jete viktkma mashkull 58 vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare dyshhohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identikfikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”