Lajme

Vdes një grua në Malishevë – Arrestohen dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Janë arrestuar dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, pas vdekjes së një gruaje në Malishevë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje.

“TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR

Malishevë 22.08.2023-13:00. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.