Kryesore

Vdes një burrë në Isniq, e zuri vetura që mbahej nga vinçi

Një burrë nga fshati Isniq i Deçanit ka vdekur pasditen e së premtes pasi dyshohet se vinçi me të cilin po mbante veturën dështoi, dhe vetura ra mbi të.

Sipas njoftimit të Policisë, vdekja e viktimës është konstatuar nga mjekët në vendngjarje.

Rasti po vazhdon të hetohet, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 17:00, policia është njoftuar se një qytetar i fshatit Isniq, gjersa ka qenë duke punuar diçka në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura.

Menjëherë është njoftuar emergjenca e QKMF-së së Deçanit. Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore kompetente. Më urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.