KryesoreLajme

Vdes një 35-vjeçar në vendin e punës në Mushtisht të Suharekës, policia jep detaje

Një punëtor 35-vjeçar nga fshati Mushtisht ka humbur jetën sot gjatë orarit të punës, pasi dyshohet se është goditur në kokë nga një vinç.

Lajmin e ka konfimruar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit

“Me datë 01.09.2025, rreth orës 14:30, stacioni policor në Suharekë është informuar nga Emergjenca–Suharekë se kanë pranuar një person me lëndime të rënda. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar ekipin mjekësor, i cili ka informuar se kanë pranuar personin P.O., rreth 35 vjeçar, nga fshati Mushtisht, pa shenja jete”, tha Bytyqi

“Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se viktima, gjatë punës në një kompani në fshatin Mushtisht, Komuna e Suharekës, duke operuar me një ngarkues (vinç), në rrethana ende të paqarta, është goditur rëndë në kokë. Për shkak të lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë”.

“Lidhur me rastin janë informuar të gjitha njësitet kompetente, përfshirë edhe inspektorin e punës. Hetimet po zhvillohen nga njësitë e hetuesisë në koordinim me prokurorin e shtetit, ndërsa rasti po trajtohet si vepër penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.