Lajme

Vdes në QKUK viktima e dytë nga përleshja me armë zjarri në Vushtrri

Mësohet se viktima e dytë po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe gjendja e tij ishte e rëndë.

Kjo është bërë e ditur edhe në raportin policor të 24-të orëve të fundit.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Vushtrri 29.10.2023-15:50. Raportohet se me datën 30.10.2023 në QKUK-Prishtinë, ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vlen të theksohet se në këtë rast, i vdekur kishte mbetur edhe një person. Kjo është viktima e dytë e rastit